Një super operacion i trafikut ndërkombëtar të drogës, korrupsionit, abuzimit me detyrën dhe pastrimit të parave po zhvillohet ndërmjet autoriteteve shqiptare dhe Antimafias Italiane, ku janë lëshuar 38 urdhër-arreste, për 10 persona është ekzekutuar masa më parë.
Sipas njoftimit, arrestimet po kryhen në Shqipëri, Itali, Spanjë e Mal të Zi.
Gjithashtu është urdhëruar konfiskimi i disa pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, që kapin vlerën e disa miliona eurosh.
Ndërkohë bëhet me dije se në lidhje me këtë operacion, janë lëshuar urdhër-arreste edhe në Vlorë, por ende nuk ka më shumë detaje.
Operacioni antidrogë po zhvillohet nga Anti-Mafia italiane, SPAK dhe Policia e Shtetit.
Ky operacion është vijimi i operacioneve “SHEFI” dhe “KULMI”, të kryera në vitin 2018 e në vitin 2020, ku përmes deklaratave të katër bashkëpuntorëve të drejtësisë, përveç fenomeneve të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe të pastrimit të parave, edhe i gjithë “zinxhiri i prodhimit” të lëndës narkotike që nga kultivimi, prodhimi, mbledhja, magazinimi dhe më pas trafikimi në drejtim të brigjeve të Puglis në bordin e gomonëve oqeanike.
Gjatë dy operacioneve të mësipërme u arrestuan 37 persona, u sekuestruan 40 milionë euro drogë, 4 milion euro prona, automjete e para cash.
Pritet që Prokurori i Antimafias italiane, De Raho dhe kreu i SPAK, Arben Kraja të zhvillojnë një konferencë për shtyp në orën 10:30, për të dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë operacion të gjerë./tch/
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...