Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në 31-vjetorin e Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut 1990, ka thënë se kjo datë do të mbetët gjithmonë në kujtesën historike.
Haradinaj përmes një postimi në ‘facebook’ u shpreh se as forca e armëve e as zhurma e tankeve nuk i firkësoi Delegatët e Pavarësisë, shkruan portali arbresh.info
“Në kohë shtetrrethimi, ata kishin guximin që të vendosin gurin e parë, në themelin e një shteti që kishte nisur rrugën drejt pavarësisë”, shkruan Haradinaj.
Postimi i tij i plotë:
Në kohë shtetrrethimi, ata kishin guximin që të vendosin gurin e parë, në themelin e një shteti që kishte nisur rrugën drejt pavarësisë.
Ata nuk i frikësoi forca e armëve e as zhurma e tankeve. Ata i dërguan botës mesazhin e përcaktimit të shqiptarëve të Kosovës për liri e pavarësi. Ata janë “111 Delegatët e Pavarësisë”.
2 korriku përgjithmonë në kujtesën tonë historike.
RH
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës sot në ora 10:00 do të mbajë seancë solemne për shënimin e 31-vjetorit të miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990. /arbresh.info/
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë