Hoxha: Fieri është shkolla e krimit të organizuar

00:40 | 2 Korrik 2021
Trina Galanxhi

Për gazetarin Artan Hoxha, grupet më të sofistikuara kriminale janë në qytetin e Fierit.

I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”, Hoxha tha se aty bëhet shkolla e krimit të organizuar, por anëtarët e ketyre grupeve janë edhe kandidatë në tendera publikë.

Hoxha shtoi se një grup kriminal ka të paktën tre ose katër kompani legale dhe marrin pjesë në tendera publikë, me procedura krejtësisht të ligjshme.

“Fieri është vendi ku bëhet shkolla për krimin e organizuar. Aty luhet loja më e fortë, por nuk ka vrasje, nuk ka atentate. Kjo, pasi aty ka balanca që janë vënë që në fillim dhe janë ruajtur e janë respektuar.

Aty janë grupe kriminale të rafinuara. Kanë drejtpërdrejt kontakte me grupet në Amerikën Latine. Shumica e ngarkesave me kokainë që vjen nga jashtë ka për destinacion kompani me vendndodhje në fier. Ata janë biznesmenë. Një prej organizatave ka të paktën tre ose katër kompani legale, që funksionon legalisht dhe merr pjesë në tendera publikë,”- tha Hoxha ndër të tjera.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme