Sejdiu: Futbolli kërkon angazhim më serioz sesa politika, në të s’ka vend për improvizim

00:24 | 2 Korrik 2021
Trina Galanxhi

Analisti politik, ish deputeti Dardan Sejdiu, ka pohuar se nga mosha 14-vjeçare është marr aktivisht me sport – basketboll.

Në Evropiani Special në Klan Kosova, ai ka thënë se tash e përcjell futbollin, ndërkaq është shprehur se vlerëson se ky sport kërkon më shumë angazhim sesa politika, njofton Klan Kosova.

“Politika është thirrje për ata që kanë njëfarë ideje, sporti është angazhim pak më serioz. Kërkon përgatitje, punë, nuk ka vend për improvizim”, ka thënë Sejdiu.

“Në politikë ka improvizime, por në sport ajo nuk ec. Duke parë profesionistët në sport, për të qenë futbollist i suksesshëm është sakrificë e jashtëzakonshme, nga mënyra e ushqimit, gjumit e të tjera”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme