Zvicra ka eliminuar Francës në 1/8 e EURO 2020 pas gjuajtjeve të penalltive, ndërsa tani e pret një tjetër kundërshtar i fortë si Spanja në çerekfinale.
Yll shqiptar Xherdan Shaqiri është mjaft optimist edhe për ndeshjen me skuadrën e Luis Enriques.
Ai në konferencën për shtyp ka thënë se mund t’u shënojnë më shumë se një gol edhe skuadrave të mëdha.
“Ndaj Spanjës do të jetë një tjetër ndeshje e fortë, por ne besojmë në aftësitë tona”.
“Përballë Francës treguam se ndaj skuadrave të mëdha mund të shënojmë më shumë se një gol, madje tre të tillë, ndaj kjo na bën optimistë edhe për sfidën e ardhshme ndaj Spanjës”.
?”We will impose our game.”
Xherdan Shaqiri says #SUI will not just be relying on their defensive ability when they face #ESP at #Euro2020 pic.twitter.com/o7m4vvAmEz
— Football Daily (@footballdaily) July 1, 2021
“Unë mundohem të bëj më të mirën dhe jam i kënaqur me atë që dhashë ndaj Francës. Natyrisht që nuk shënova, por paraqitja nuk matet vetëm me gola e asistime”, ka thënë Shaqiri. /Telegrafi/
Omega 3 cilat janë format më të përhapura dhe më të sigurta
Humb jetën një 36-vjeçar në Shkodër
Elita 5 dhe Aurela Gaçe shtojnë ngjyrat e spektaklit në Fest...
Vriten pesë ushtarë izraelitë gjatë luftimeve në Liban
E pamundur për Real Madridin ta mbajë Gulerin: Dy gjigantët ...
Deputetja e LDK-së: Takimi trepalësh për dialogun Kosovë-Ser...