Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim shefin e Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog.
Me këtë rast, Szunyog ia dorëzoi zyrtarisht letrën e dërguar nga Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borell në lidhje më vendimin për vazhdimin e mandatit të misionit teknik të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë.
Po ashtu, palët diskutuan për nivelin e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si dhe obligimet e të dyja palëve në këtë marrëveshje. Presidentja Osmani theksoi që Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e kësaj marrëveshjeje, duke theksuar edhe rëndësinë e zbatimit të obligimeve të dala nga ajo edhe nga ana e Bashkimit Evropian.
Tutje, në takim u diskutua për mundësitë e reja të bashkëpunimit me BE-në, si dhe u identifikuan disa opsione për shtimin dhe konkretizimin e mbështetjes së BE-së në drejtim të implementimit të reformave të duhura në vend ne fusha të ndryshme.
Shefi i BE-së theksoi se i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së Presidentes së Kosovës për dërgimin e një misioni vëzhgues për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe se prezenca e BE-së në këto zgjedhje do të jetë në nivelin e kërkuar./arbresh.info/
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Banorët hamendësojnë se sa mund të jetë ora
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Abdixhiku pret në takim ambasadorin e Zvicrës, flasin për zg...
Kurti: Forca jonë po rritet vazhdimisht, Republika po fuqizo...