Ilir Nallbani, përzgjedhës në U15

16:01 | 1 Korrik 2021
A. B.

Ish futbollisti i njohur, Ilir Nallbanin, tani trajner, me punën e tij në grupomoshat e reja ka arritur t’i bind drejtuesit e FFK-së.

Ai është emëruar përzgjedhës në ekipin e Kosovës U -15 nga Federatën e Futbollit të Kosovës.

Nallbani ka falënderuar kryetarin e FFK-së, Agim Ademin, nënkryetarit Bakir Burri si dhe te gjithë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Futbollit të Kosovës.

Nallbani tash e disa vit udhëheqë me sukses Shkollën e Futbollit ‘Arena’ në Pejë.

Ndihmës i tij pritet të jetë Faruk Statovci, që po ashtu ka pasur sukses me grupmoshat e reja.

Nallkani ka bërë karrierë në klube si Besa e Pejës, Tatabanya (Hungari), Elbasani dhe Vllaznia në Shqipëri, ndërsa në fundin e karrierës luajti edhe te Trepça ’89, Liria dhe për ta mbyllur karrierën në Besë, aty ku e kishte nisur. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme