Google ADS

Ministria e Shëndetësisë fton këto kategori të caktojnë termin për vaksinim

15:03 | 1 Korrik 2021
A. B.

Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për medie ka bërë të ditur se caktimi i terminit  për marrje të vaksinës kundër COVID-19 përmes platformës eKosova (https://ekosova.rks-gov.net/) nga sot është i mundur edhe për:

·        Zyrtarët publikë-dëshmia përmes ID;

·        Zyrtarët e Agjencionit të Aviacionit –dëshmia me ID;

·        Agjencia Shtetërore e Navigimit Ajror-Dëshmia me ID;

·        Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”-dëshmia me ID;

·        Zyrtarët doganorë-dëshmia me ID;

·        Gazetarët-dëshmia që i përkasin kësaj kategorie;

·        Gastronomia-dëshmi kontrata e punës

Ndërkohë, vazhdon caktimi i termineve edhe për kategoritë që më herët janë përfshirë në vaksinim kundër COVID-19 si:

·        Qytetarët mbi moshën 55 vjeçare;

·        Personat me sëmundje kronike pa dallim moshe;

·        Qytetarët që i takojnë ndonjërit nga profesionet si: Punëtorë shëndetësorë; Mësimdhënës, Forcat e sigurisë (Policia dhe FSK), pjesëtarët e Këshillit të Sigurisë së Kosovës; pjesëtarët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pjesëtarët e Autoritetit Civil të Kosovës, zjarrfikësit;

·        Qytetarët të cilëve u kërkohet vaksinimi nga Ambasadat për udhëtim jashtë vendit (për çështje të vizave).

Ministria tërheq vëmendjen se cilado kategori e qytetarëve që merr mesazhin/njoftimin për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit sipas vendbanimit të tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme