Polemikat kanë shoqëruar Kampionatin Europian. Kësaj radhe pjesë e tyre është bërë Belgjika për vizitat familjare të disa prej lojtarëve.
Kjo gjë është e ndaluar nga UEFA dhe protokolli shëndetësor në kushtet e pandemisë së Covid-19. E frikësuar nga kjo thyerje rregullash është dhe Italia, e cila do të luajë kundër “Djajve të Kuq” më 2 korrik në Mynih.
UEFA ka nisur hetimet për kësi rastesh, duke ngulmuar me forcë se masat kundër koronavirusit duhet të zbatohen me rreptësi nga të gjithë.
Nga ana e saj, Federata Belge e Futbollit specifikoi se “takimet u mbajtën duke ndjekur rregullat e rrepta anti-Covid, të parashikuara nga protokolli shëndetësor i UEFA”./noa/
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...