Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.531 testime për coronavirus, ndërsa 5 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej këtyre rasteve të reja në Shkup janë 2, dhe nga 1 në Veles, Kavadar dhe Berovë.
Nga MSH informojnë se ka ndërruar jetë një pacient, i cili ka qenë pozitiv për COVID-19.
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 86 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 155.689, prej të cilëve 150.063 janë shëruar, ndërsa 5.485 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (1 korrik) është 141./Telegrafi/
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj