Google ADS

Vazhdon plani operativ për ngritjen e sigurisë në trafik, me fokus përdorimi i telefonit gjatë ngasjes

13:03 | 1 Korrik 2021
A. B.

Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, njësiti rajonal i trafikut rrugor duke u mbështetur në vlerësimet e fundit që i ka bërë situatës së sigurisë në trafik, që nga data 21 qershor 2021, ka filluar me implementimin e një plani operativ për kontrollin e shtuar në trafik me fokus të veçantë ndaj ngasësve të cilët përdorin telefonin gjatë vozitjes.

Në kuadër të këtij plani, deri sot janë shqiptuar 1198 gjoba për këtë lloj kundërvajtje.-Janë shqiptuar 129 tiketa ,-masa administrative për kundërvajtje të ndryshme në trafikun rrugor.

Ky operacion do të këtë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdoj deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme