Liverpooli i sezonit 2021/21 nuk pritet të këtë shumë ndryshime, pasi formacioni titullar pritet të pësojë vetëm një ndërhyrje.
Reds përfunduan sezonin në katërshe vetëm në javët e fundit, duke dështuar të mbrojnë titullin dhe të bëjnë një sezon pozitiv.
Megjithatë, ekipi i Jurgen Klopp pati shumë probleme me dëmtime sidomos në repartin e mbrojtjes dhe kjo i penalizoi ata të arrijnë sukses.
Deri më tani këtë verë, ekipi nga Anfield nuk është se ka bërë ndryshime të theksuara, pasi ka pasur vetëm një largim dhe vetëm një transferim.
Emri i larguar është ai i mesfushorit Georginio Wijnaldum, i cili u transferuar te Paris Saint-Germain, ndërsa Ibrahima Konate erdhi nga RB Leipzig.
Por, si do të luajë Liverpooli në sezonin 2021/22?
Sipas Goal.com, Klopp do të bëjë vetëm një ndryshim dhe ai do të jetë Konate, i cili do të luajë si partner i Virgil Van Dijk në qendër të mbrojtjes.
Në portë do të jetë përsëri Alisson Becker, ndërsa nga krahët do të jenë të përhershmit, Trent Alexander-Arnold dhe Andy Robertson.
Në mesfushë, Klopp do të bazohet tek Jordan Henderson, Fabinho dhe Thiago Alcantara, ndërsa sulmi do të jetë po i njëjti me Mohamed Salah, Roberto Firmino dhe Sadio Mane.
Liverpooli në sezonin 2021/22 /telegrafi
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia