Shkrimtari Preç Zogaj ka treguar detaje nga marrëdhënia e familjes së tij me sistemin komunist.
Zogaj tregoi në emisionin se dy dajat e babait të tij janë pushkatuar nga sistemi komunist, ndërsa një kushëri i tij u shpall kulak, gjë e cila e pengonte atë të studionte apo të merrte një vend pune në atë kohë.
Ai tha se një nga dajat e pushkatuar të babait u la i varur tre ditë në Lezhë, ndërsa tjetri u zhduk në lumë dhe ende nuk i janë gjetur eshtrat.
“Kisha njollë në biografi. Unë kisha dy dajët e babait tim të pushkatuar nga komunizmi në vitin ’46. Njëri prej tyre është lënë i varur tre ditë ne Lezhë. Gjin Jaku quhet, ndërsa tjetri është zhdukur në lumin Zme dhe eshtrat e tij nuk janë gjendur akoma, Ky është dhe një pengu im që ende nuk i kam gjetur. Janë në listën e personave të zhdukur që ka dhe instituti i të përndjekurve politik. E dyta kishte lidhje me familjen time, ne ishim ish-pronarë toke. Një kushëri i imi që ishte dhe kryefamiljarë i shtëpisë, nuk deshi të hynte në kooperativë meqë në atë kohë thuhej se është vullnetare. Atë ë shpallën 27 vite kulak.”-tha Zogaj. /opinion/
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...