Google ADS

Tentoi të kalonte në Rinas 15 mijë euro të padeklaruara, procedohet 37-vjeçari nga Kosova

10:07 | 1 Korrik 2021
Trina Galanxhi

Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në Rinas, ndërsa është proceduar penalisht një 37-vjeçar nga Kosova.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se janë sekuestruar 15000 euro.

NJOFTIMI I POLICISË
Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, në vijim të kontrolleve të imtësishme, në bazë të analizës së riskut, në dalje në PKK Rinas, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar të bagazheve, shtetasin kosovar Sh. Th, 37 vjeç, i cili udhëtonte për në Dubai.

Si rezultat i kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur të fshehura në çantën e shtetasit kosovar, 15000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Në përfundim të veprimeve, shtetasi Sh. Th. u procedua penalisht për veprën “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e eurove. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme