Google ADS

Gruaja rrahet nga kunati dhe vjehrri

08:59 | 1 Korrik 2021
A. B.

Dje gjatë ditës në Vushtrri një grua ka raportuar në Polici se është rrahur nga kunati dhe vjehrri i saj.

Sipas raportit të policisë, pas rrahjes, gruaja ka pranuar trajtim mjekësor.

Ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt.

“Vushtrri 30.06.2021 – 13:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas në mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga kunati dhe vjehrri i saj, dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme