Dries Mertens ka pranuar se ndeshja ndërmjet Belgjikës dhe Italisë është një sfidë e veçantë për të dhe ka pranuar se pas tetë viteve të kaluara te Napoli, ai ndihet paksa italian në vetvete.
Të premten mbrëma në Allianz Arena në Munih zhvillohet sfida e madhe çerekfinale e ‘Euro 2020’ ndërmjet këtyre përfaqësueseve të mëdha.
“Është një ndeshje e veçantë për mua, sepse kam qëndruar në Itali për disa vite, prandaj mund t’i ndihmojë ekipit, por do të jetë edhe e veçantë”, ka thënë sulmuesi i Napolit në një konferencë për shtyp.
“A ndihem italian? Po, pak. Ndoshta bëj gjeste si një italian… Më pëlqen të argëtohem, Napoli është një qytet i bukur dhe më bën shumë të lumtur”, ka shtuar futbollisti belg.
Mertens ka siguruar se nuk ka kontaktuar me miqtë e tij në ekipin e Italisë prej se dy përfaqësueset janë caktuar kundër njëra-tjetrës në ‘Euro 2020’. /Telegrafi/
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?