Google ADS

Gjermania e vendos Portugalinë në listën e kuqe

00:31 | 1 Korrik 2021
Trina Galanxhi

Vendimi i Gjermanisë për të vendosur Portugalinë në listën e saj të kuqe për shkak të përhapjes së shpejtë të versionit delta të koronavirusit nuk është në përputhje me qasjen evropiane, ka shprehur Komisioni Evropian.

Shtetet anëtare duhet të konsultohen dhe të koordinojnë veprimet e tyre kur futin masat e shëndetit publik dhe duhet të shmangin ndalimet e lëvizjes, paralajmëroi një zëdhënës i institucionit, shkruan Reuters, transmeton portali arbresh.info

Gjermania ka vendosur të ndalojë udhëtimin në Portugali dhe nga Portugalia në Gjermani që nga dita e martë.

Vetëm shtetasit dhe banorët gjermanë me leje qëndrimi të përhershme do të mund të hyjnë në territorin gjerman nga Portugalia. Por ata do të duhet të futen në karantinë për dy javë, edhe nëse kanë një test negativ.

Kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu keqardhje të martën e kaluar që BE nuk ka rregulla të përbashkëta udhëtimi, duke përmendur Portugalinë, e cila hapi kufijtë e saj për turistët britanikë dhe evropianë në mes të majit.

Politika shëndetësore është përgjegjësi e Shteteve Anëtare dhe ekzekutivi i Brukselit nuk ka asnjë mundësi të imponojë rekomandimet e tij./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme