Dita e tretë e zjarrit në malin e Tomorit, flakët shkrumbojnë mbi 12 ha pyje

23:55 | 30 Qershor 2021
Trina Galanxhi

Është dita e tretë sot që vazhdon zjarri në malin e Tomorrit.

ADZM Berat prej tre ditësh është në gjendje pune me të gjithë personelin e vet. Situata e sotme pas ndërhyrjeve që bëri helikopteri paraqitet disi më e mirë.

Drejtori i AZDM Fatos Nako tha në një prononcim se në zonën veriore janë tre-katër vatra të vogla. “Pas ndërhyrjes së helikopterit po punohet me njerëz për eliminimin përfundimtar të këtyre vatrave të zjarrit.

Mendoj deri në mbrëmje të paktën pjesën veriore ta kemi izoluar. Ndërsa në pjesën jugore kemi një vatër tjetër zjarri por është në një lartësi shumë të madhe dhe sipërfaqe shkëmbore dhe nuk mund të ndërhyhet me forcat njerëzore. Ndërsa për helikopterin paraqitej vështirësi. Në situata të më vonshme do ta gjykojmë dhe do kërkojmë ndërhyrjen e helikopterit në atë zonë”, është shprehur Nako.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme