Turqia është bërë vendi i parë që do ta aplikojë tre doza të vaksinës kundër Covid. Ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar sot vendimin e Komitetit Shkencor që është marrë sot.
Në një deklaratë për mediat ai është shprehur se të gjithë qytetarët që janë 50-vjeç e lart që kanë bërë dy dozat e vaksinave mund të paraqiten në qendrat e vaksinimit dhe të injektojnë dozën e tretë.
“Qytetarët tanë dhe profesionistët e kujdesit shëndetësor mund të kenë vaksinën që duan si dozë të tretë, pa marrë parasysh se çfarë vaksine kanë bërë në dy dozat e para,” tha ministri.
Koca shtoi se të drejtën për vaksinim e kanë të gjithë qytetarët dhe ka premtuar se do të ketë një ritëm më të lartë vaksinimi në ditët në vijim.
Doza e tretë e vaksinës është diskutuar nga shkencëtarët disa muaj më parë dhe shumë kanë qenë të mendimit se ajo shton mbrojtjen nga Covid./tvklan.al/
Gresa dhe Xheneta komentojnë provokimin që ia bënë Drilonit
Vrasja në Florida të ShBA-së, dyshohet se çifti që humbi jet...
Policia apelon për kujdes gjatë ngasjes në rrugë, për shkak ...
Pas deklaraës së Osmanit, Kurti: Kam qenë vazhdimisht në kom...
Gresa: E kam shkatërruar Drilonin
Rovena: Nga përkushtimi ndaj muzikës nuk arrita të martohem,...