Google ADS

Kurti pyetet për vizitën në veri: Të gjitha do të bëhen, por jo brenda 100 ditëve

17:27 | 30 Qershor 2021
Përparim Bublaku

Kryeministri Albin Kurti, pas mbledhjes së Qeverisë në të cilën u fol për punën 100 ditshin të Qeverisë, i pyetur nëse do ta zbatojë raportin e ShBA-së për Ujmanin, ka thënë se sa i përket Liqenit të Ujmanit janë të njëjta.

“Detyra jonë është ta konsiderojmë Liqenin e Ujmanit ashtu si është, pra nga Kosova për Kosovën. Sa i përket marrëveshjes së Washingtonit pika më e vlefshme është ajo e fundit (njohja nga Izraeli), i cili tashmë ka ndodhur”, tha Kurti në konferencën për medie.

Ai ka folur edhe për dialogun edhe etiketimet që i janë bërë nga Vuçiq, duke e cilësuar Kurtin si udhëheqës të institucioneve të përkohshme, duke thënë se etiketimet e tyre nuk janë të rëndësishme për të dhe se nuk i është nënshtruar as kur ka qenë në burg e lëre më tani si kryeministër.

“Kur do të ketë njohje të ndërsjellët që për bindjen time nuk ka alternativë, nuk varet prej meje, por nga Serbia”, tha kryeministri

Kurti i pyetur nëse do ta vizitojë veriun e Mitrovicës si kryeministër i vendit, ka lënë të kuptohet se një gjë e tillë nuk do të ndodh së shpejti, por që vizita do të ndodhë.
“Republika e Kosovës do të ekzistoj gjithkund, jo kundër dikujt por për të gjithë. Sigurisht se do të bëhet por jo brenda 100 ditëve”, tha Kurti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme