Google ADS

Xhaferi foli në gjuhën shqipe në Parlamentin Evropian

14:14 | 30 Qershor 2021
A. B.

Kryekuvendari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, para Komitetit për Punë të Jashtme, në kuadër të Samitit “Parlamenti Evropian – Ballkani Perëndimor”, dje u drejtua në gjuhë shqipe.

“Për fat të keq, në vend të bisedimeve tani po ballafaqohemi me pengesë për disa kërkesa të caktuara bilaterale. Qëndrimi ynë është se korniza e dakorduar me Bullgarinë na jep bazë për bashkëpunim dhe ne jemi të gatshëm për të tejkaluar situatën sipas standardeve ndërkombëtare. Gjithashtu dëshiroj të theksoj se këto ngjarje nuk duhet të kenë ndikim në hapjen e bisedimeve për anëtarësim”, tha mes tjerash Xhaferi.

Videon mund ta shihni në këtë link, ndërsa Xhaferi flet në minutën e 34.

Krahas kryekuvendarit Talat Xhaferi, në Parlamentin Evropian ishin edhe dy kryekuvendarët shqiptarë, Gramoz Ruçi dhe Glauk Konjufca si dhe kryekuvendarët tjerë të shteteve në rajon./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme