‘Një seancë tjetër qenka duke u mbajtur në bufe’, Konjufca shkakton të qeshura në Kuvend

12:28 | 30 Qershor 2021
Arbresh.info

Është duke u mbajtur seancë parlamentare, ndërsa ka pasur edhe momente kur në sallë u shkaktuan të qeshura.

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, përderisa po drejtonte seancën parlamentare ka gjetur kohë edhe për shaka.

Shumica e deputetëve, siç ndodhë rëndom nuk qëndrojnë në seancë por rrinë në bufe.

E për një moment, Konjufca i është drejtuar deputetëve se paska qenë duke u mbajtur edhe një seancë në bufe.

Ndërsa kjo ka shkaktuar të qeshura tek deputetët.

“Ne menduam që jemi duke e mbajtur Seancën. Paska qenë duke u mbajtur një seance tjetër në bufe”, tha Konjufca./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme