Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se Departamenti i Krimeve të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, në koordinim me Policinë e Kosovës, më 29.06.2021, ka ndaluar personin me inicialet A.B., Drejtor i Administratës dhe Financave në Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, transmeton arbresh.info.
Sipas dyshimeve fillestare, personi i lartcekur dyshohet se ka marrë ryshfet në vlerë prej 8.000 € (tetë mijë euro), me premtimin se do të ndikoj në mosndëshkimin e një subjekti biznesor, për një shkelje të pretenduar nga i dyshuari, gjoja se ky subjekt biznesor i ka shkelur rregullat e KPM-së.
I dyshuari, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ndodhet nën masën e ndalimit prej 48 orësh./arbresh.info/
Kurti: I gëzohemi fort arritjes së Shqipërisë për hapjen e n...
Istogu përballet me skuadër çeke në raundin e tretë të Kupës...
Frederik Veseli transferohet tek kampioni i Shqipërisë
Apeli vërteton dënimin me burgim ndaj dy të miturve për vras...
Ndeshja me shumë gola, Kosova U17 ndalet me barazim nga Kaza...
Publikohet lista e kandidatëve që janë pranuar në konkursin ...