Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, të hënën u zotua të sigurojë që Irani nuk do të arrijë të fitojë armë bërthamore derisa ai është në detyrë, raporton Anadolu Agency (AA).
“Irani kurrë nuk do të arrijë armë bërthamore derisa unë jam në detyrë”, u tha presidenti amerikan gazetarëve teksa priste presidentin izraelit, Reuven Rivlin, në Shtëpinë e Bardhë.
Biden tha se mbështetja e SHBA-së për sigurinë e Izraelit mbetet “e hekurt”, duke e quajtur “të palëkundur” angazhimin e Washingtonit për sigurinë e Izraelit.
“Ekipi im dhe unë jemi duke punuar ngushtë me qeverinë izraelite që mori detyrën në fillim të këtij muaji”, tha Biden, duke theksuar se “po pret” për të pritur kryeministrin e ri të Izraelit, Naftali Bennett në Shtëpinë e Bardhë “shumë shpejt”.
Presidenti amerikan më tej mbështet plotësisht marrëveshjet e normalizimit midis Izraelit dhe disa shteteve me shumicë muslimane të ndërmjetësuara nga paraardhësi i tij.
“SHBA mbështesin plotësisht normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe vendeve të Lindjes së Mesme që po bëni përparim, dhe Afrikën gjithashtu. Përtej progresit të rëndësishëm, ne me të vërtetë po presim me padurim ndërtimin e bllokut më të gjerë të paqes dhe stabilitetit”, shtoi Bajden
Biden dhe Rivlin pritet të trajtojnë një gamë të gjerë temash gjatë takimit të tyre dypalësh, përfshirë Iranin.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...