Google ADS

Varianti Delta mbërrin në Kosovë, konfirmohen 2 rastet e para

00:50 | 30 Qershor 2021
Trina Galanxhi

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka konfirmuar se varianti Delta ka mbërritur në vend. Sot janë konfirmuar dhe dy rastet e para. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, nga 22 mostrat e dërguara për analizim për të detajuar në Berlin kanë rezultuar se 2 prej pacientëve ishin infektuar me variantin Delta.

“Të dy rastet kanë shfaqur simptoma, mirëpo tashmë janë shëruar dhe gjenden në shtëpi. Izolimi i tyre ka përfunduar. Ekipet e IKSHPK-së tashmë kanë gjurmuar të gjitha burimet dhe kontaktet e mundshme për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të rasteve”, theksohet në deklaratë.

Autoritetet apelojnë që individët të cilët rezultojnë pozitiv, që të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet.

Varianti Delta u zbulua për herë të parë në Indi në dhjetor të vitit 2020, dhe nga ekspertët shihet si një nga variantet që shkakton më shumë vdekje./klan.al/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme