Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sot ka bërë shpalosjen e programit për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen me 17 tetor të këtij viti.Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, tregoi që Aleanca po paraqet sot para qytetarëve të vendit qëllimet programore për qeverisjen në komuna, për periudhën që vjen si dhe kandidatët për kryetar të komunave.
Ai po asthtu tha që Aleanca do të garojë në të gjitha komunat e Kosovës, ku deri më tash janë zyrtar 15 kandidat.“Ju siguroj që ne jemi fitues, nuk ka më fitues se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në Kosovë. Pse jemi fitues, sepse ne qëndruam çdo herë.
Po e filloj para pluralizmit, periudhave të përpjekjeve për liri. Ne qëndruam, edhe atëherë kur plot të tjer nuk kanë mundur, ne qëndruam, por edhe fituam, fitoj Kosova, e fituam edhe lirinë”, tha Haradinaj para të pranishmëve.
“Ne qëndruam dhe besum me rikthy jetën, dhe e rikthymë. Jemi të parët që u përballëm me sulmet mbi vlerat e lirisë. Ishim cak i goditjeve në vlerat sublime të lirisë, po ne qëndrum pa bërë zhurmë, por bindëm të gjithë sepse ishim në të drejtën tonë.“Pastërtinë e luftës së UÇK-së, flijimin e familjes legjendare të komandantit Adem Jashari, të luftëtarve të lirisë e ka pranuar edhe Gjykata Ndërkmobëtare e Drejtësisë”, u shpreh tutje ai.
Të gjithë këtë rezistencë Haradinaj e ndërlidhi edhe me zgjedhjet komunale, ku tha që do të qëndrojmë me qytetarin në çdo rrethan dhe kryetari do të jetë I qytetarëve pa dallim partie.“E ne në këto rrethana qëndrojmë me qytetarin, ku ju premtojmë një jetë më të mirë dhe kryetari në komunë do të jetë i qytetarëve pa dallim partie”, tha Haradinaj.“Kur qëndruam ne me taksën si dhe me të gjitha temat me të cilat fitoj Kosova, ne i morëm goditjet tjera, kurse të tjerët i mashtruan qytetarët”, thuhet në komunikatën e AAK-së
Ai më tej tha se Qeveria Kurti është Qeveri e mashtrimit.“Zotri Kurti, Qeveria e tij, është Qeveri mashtruese. Ai është një mashtrues. Ker e kam thënë në Qeverin e parë, që ai është mashtues, shumë prej njerzëve nuk më kanë kuptuar drejt.
Ai e ka udhëheq lëvizjen e vet, I ka premtu Kosovës vetëvendosje e jo negociata, ai njeri u kthy në negociata pa e kthy taksën dhe reciprocitetin”, tregoi Haradinaj.
Ndërsa, kujtojmë që, deri më tani janë miratuar nga Këshilli Drejtues 13 kandidatë:Agron Kuçi JunikArdian Gjini GjakovëAli Krasniqi ObiliqBali Muharremaj SuharekëBashkim Ramosaj DeçanBekë Berisha IstogBesnik Tahiri PodujevëDaut Haradinaj PrishtinëFaton Jakupi KamenicëMensut Ademi Vushtrri, Rrustem Berisha Pejë, Smajl Latifi Rahovec, Zenun Elezaj Klinë. Në proces është miratimi edhe i kandidatëve të tjerë .Aleanca do të garojë në të gjitha komunat me shumicë shqiptare, përpos në Hanin e Elezit./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...