Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë një sqarim rreth deklarimit të pasurisë së tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Mehaj thotë se ka vetëm një shtëpi dhe se pas daljes nga Ushtria, ai do të merr pagë vetëm edhe pesë muaj nga Norvegjia.
Ai thotë se shtëpitë tjera të deklaruara janë të prindërve të tij.
Postimi i plotë i tij:
“Sqarim për opinionin publik. Nga deklarata ime e pasurisë, e cila është publike dhe mund ta sheh çdokush, disa portale kanë nxjerrë tituj që nuk korrespodojnë me deklarimin tim për pasurinë. Në këto media shkruan se unë kam “3 banesa, 3 shtëpi dhe pagat nga Norvegjia”. KJO NUK ËSHTË E VËRTETË! E vërteta është se unë kam vetëm një shtëpi teksa banesën e kam shitur, ndërkohë të tjerat janë të prindërve, të cilat jam i obliguar t’i raportojë dhe janë të theksuara se kujt i përkasin. Në anën tjetër unë NUK i marrë disa paga. Pas lëshimit të Ushtrisë, unë marrë pagë vetëm edhe 5 muaj dhe kështu e vetmja pagë për mua mbetet kjo e ministrit në Qeverinë e Kosovës”, thotë ai.
Ndryshe, Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar pasurinë e zyrtarëve në Kosovë./arbresh.info/
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...