Google ADS

Von Cramon tregon nëse liberalizimi i vizave është i lidhur direkt me çështjen e dialogut Kosovë-Serbi

15:46 | 29 Qershor 2021
L G

Anëtarja e Parlamentit Evropian si dhe raportuesja e përhershme për Kosovën, Viola Von Cramon – Taubadel, ka mbajtur sot një konferencë për media pas vizitës që i ka bërë Kosovës.

Ajo në këtë konferencë foli për një sërë çështjesh, përfshirë edhe çështjen e liberalizimit të vizave, shkruan arbresh.info.

E pyetur nga gazetari i arbresh.info se a është tashmë liberalizimi i vizave i lidhur direkt me dialogun Kosove-Serbi, ajo u shpreh se nuk ishte në dijeni për këtë gjë.

“Nuk kanë qenë të lidhura me njëra tjetrën dhe nuk jam në dijeni për këtë gjë”, u shpreh ajo shkurt, shkruan arbresh.info.

Von Cramon fajësoi Bashkimin Evropian për mos liberalizimin e vizave ndaj Kosovës.

Ajo duke folur për liberalizimin e vizave, tha se BE nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë.

“Kam qenë shumë optimiste por tash jam më hezituese. Kosova ka pasur një katalog të çështjeve të plotësuara dhe është e padrejtë. BE nuk i ka bërë ende detyrat e shtëpisë”, u shpreh ajo në konferencë.

Von Cramon po ashtu foli edhe për deklaratën e të dërguarit  të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi,  Miroslav Lajçak i cili kishte deklaruar se “nuk mund të shkoni ku të doni” .

Ajo arsyetoi atë, duke thënë se deklarata e tij ishte parafrazuar gabimisht dhe kritikoi mediet për këtë gjë.

“Deklarata e Lajcakut mendoj që është parafrazuar gabimisht, nuk e ka adresuar ndaj asnjë personi. Ndaj duhet të përmbahemi standardeve dhe nuk duhet ti parafrazojmë gabimisht”, u shpreh Von Cramon.

Të ngjashme