Arsene Wenger kishte plotë lëvdata për Granit Xhakën edhe pse ky i fundit i eliminoi nga Kampionati Evropian kombëtaren prej nga edhe vije.
Zvicra i mposhti Les Blues me anë të penalltive, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan 3-3.
Wenger ka thënë se Xhaka e dëshmoi vetën se përse është kapiten i ekipit dhe se bëri përzgjedhjet e duhura.
“Ai ishte i jashtëzakonshëm, të gjitha zgjedhjet e tij ishin të mira”, i tha francezi bEIN Sports. “Ai ishte ai që mblodhi lojtarët para penalltive”.
Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ishte pikërisht ai që e transferoi Xhakën në Londrën e Veriut nga Borussia Monchengladbach në vitin 2016 për një shumë rreth 35 milionë euro.
Fjalët e francezit mund të konfirmohen edhe nga statistikat e tij që ishin tejet mbresëlënëse, duke bërë pasime të sakata nga çdo pjesë dhe ndërhyrjet po ashtu ishin vendimtare, derisa asistoi në golin e barazimit 3-3 te Mario Gavaranovic. /Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...