Gjashtë raste të reja me Covid-19, asnjë viktimë

15:03 | 29 Qershor 2021
S D

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 6 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Ndërsa, janë shëruar 10 persona.

Deri tani numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 107 mijë e 749.

Ndërsa numri i viktimave është 2 mijë e 258./arbresh.info/

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

29 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.975 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 170.098 doza të vaksinës.

Deri më sot 37.057 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.933 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.325.

Në total numri i rasteve aktive është 166.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme