Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një letër nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politik të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell.
Në njoftimin për media thuhet se në këtë letër, Borrell shprehet mirënjohës për takimet e përbashkëta në Bruksel.
“Jam mirënjohës që kisha rastin t’u mirëprisja në Bruksel tri herë që nga marrja e detyrës së re. Kjo dërgon sinjal të fuqishëm për partneritetin e ngushtë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës. Mirëpres bashkëpunimin tonë të ngushtë në vazhdimësi dhe shkëmbimet tona në baza të rregullta”, thuhet në letër./arbresh.info/
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje