Policia e Kosovës konfirmon largimin e Nazim Sahitit nga drejtoria e Krimeve Ekonomike

13:23 | 29 Qershor 2021
L G

Nazim Sahiti është shkarkuar nga pozita e drejtorit të Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Sipas tij, Sahitit  është transferuar në një pozitë tjetër, si këshilltar në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës.

“Referuar kërkesës suaj, informoheni se zyrtari në fjalë është sistemuar në pozitën, Këshilltar në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë”, është shprehur Krasniqi për arbresh.info.

Ndryshe, është bërë e ditur se në vend të Sahitit, në pozitën e drejtorit të Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës është caktuar Musli Salihu./arbresh.info/

Të ngjashme