Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) ka dhuruar ndihma në vlerë prej 11.262 euro shkollës fillore “Bedri Gjina” në Mitrovicë.
Kjo organizatë ka dhuruar pajisje për kabinetin laboratorik për kimi, biologji dhe fizikë, pastaj pajisje të tjera siç janë printerë, kino-projektor, lap-top, tavolina, karrige dhe inventar tjetër të nevojshëm për shkollë.
Drejtori i shkollës, Enis Kelmendi, ka falënderuar përfaqësuesit e IOM-it për këto ndihma, duke vlerësuar se këto mini-laboratorë për tri lëndë, do të lehtësojnë në masë të madhe procesin mësimor, duke mundësuar nxënësve që përveç pjesës teorike të kryejnë edhe aktivitete në praktikë për t’i kuptuar më mirë gjërat dhe për të zënë më shumë dije.
Sipas tij, këto nuk janë ndihmat e para që ka pranuar kjo shkollë, por vazhdimësi e donacioneve nga organizatat e ndryshme ndërkombëtare që kanë përkrahur arsimin fillor.
Drejtuesit e shkollës ‘Bedri Gjina’ janë shprehur të bindur se bashkëpunimi ndërmjet kësaj shkolle, IOM-it dhe organizatave tjera ndërkombëtare, do të vazhdoj edhe më tutje
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...