Kompania KEDS ka sqaruar rastin e sotëm në lagjen “Ulpiana” ku një person është goditur nga rryma.
Në sqarimin e KEDS thuhet se një person kishte filluar gërmimet duke i zbuluar kabllot e Tensionit të Mesëm 10 kV (kilovolt) pa u konsultuar me KEDS dhe pa leje paraprake nga kompania që të punojë aty ku janë të vendosura asetet elektroenergjetike.
“Sot ka ndodhur një rast i paprecedent në lagjen Ulpiana të Prishtinës. Fatkeqësisht, një person i papërgjegjshëm kishte filluar gërmimet duke i zbuluar kabllot e Tensionit të Mesëm 10 kV (kilovolt) pa u konsultuar me KEDS dhe pa leje paraprake nga kompania që të punojë aty ku janë të vendosura asetet elektroenergjetike. Për rrjedhojë, ka ardhur deri tek kontakti me energji elektrike nga një person, fatmirësisht pa pasoja”, thuhet në sqarimin e KEDS.
KEDS thekson se veprime te tilla janë të papranueshme, pasi pos që janë të rrezikshme, ato dëmtojnë edhe asetet elektroenergjetike, rrjedhimisht rrezikojnë furnizimin e qytetarëve me energji elektrike.
“Ftojmë organet e rendit të ndërhyjnë dhe komunën përkatëse të mos lejojë ndërtime të tilla. Secila kompani ose individ që dëshiron të punojë aty ku kalojnë kabllot e energjisë elektrike, duhet të ketë leje nga KEDS, të marrë hartën e rrjetit dhe zgjidhjen eventuale teknike nëse është e nevojshme”, thuhet në sqarim.
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...