Ngritën 110 aktakuza ndaj 130 personave

12:54 | 29 Qershor 2021
L G

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindedhjetë (110) aktakuza kundër njëqindetridhjetë (130) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, dhjetë (10) persona, si dhe janë bërë njëmbëdhjetë (11) kërkesë për caktimin e paraburgimit të njëmbëdhjetë (11) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave, si dhe ka ngritur dyzet (40) aktakuza kundër dyzeteshtatë (47) personave, për vepra të ndryshme penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Shtetit, shkruan arbresh.info.

Ndërsa, Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar si dhe pranë Gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara, është bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar, si dhe, janë ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona, si dhe ka bërë dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit të dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër njëzetë (20) personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza, kundër tetëmbëdhjetë (18) persona për vepra të ndryshme penale./arbresh.info/

Të ngjashme