Vlora Çitaku vazhdon përballjen me Grenellin në Twitter

10:23 | 29 Qershor 2021
Arbresh.info

Ka vazhduar përballja mes ish-ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku dhe ish-emisarit special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Përplasja e tyre erdhi pas deklaratës së Grenell për festën e Vidovdanit, ku deklaroi se po përkujtohen “martirët e shenjtë serbë”.

“Sot ne ndërrojmë heronjtë e Vidovdanit. Në këtë ditë më 1389, beteja kundër Otomanëve në Kosovë filloi. Sot është një ditë përkujtimi për Shën Princ Lazarin dhe martirët e shenjtë serbë”.

Pas kësaj deklarate ka reaguar Çitaku.

Ajo tha se Beteja e Kosovës nuk ishte e serbëve dhe në të mori pjesë ushtria Ballkanase kundër Perandorisë Osmane.

“Nuk ishte betëjë e serbëve, ishte ushtria e Ballkanit që luftoi kundër pushtuesit Osman. Kjo betejë u bë miti themelor që vazhdon të ushqejë nacionalizmin serb që nga shekulli i 19-të duke na mbajtur të gjithëve peng”.

E ky reagim i ish-ambasadores u vërejt se nuk i pëlqeu fare.

Richard Grenell u kundërpërgjigj duke thënë se ajo po ofendohet shumë.

“ju ofendoheni shumë. Duhet të jetë rraskapitëse gjetja e zemërimit në gjithçka. Njerëzit duan punë dhe zgjidhje – zgjatjani dorën”.

Ndërsa Vlora Çitaku nuk e la me kaq.

Ajo reagoi duke thënë se edhe ajo do punë dhe zgjidhje, por, që qëndrimi i tij për Betejën e Kosovës ishte historikisht i pasaktë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme