Arrestohet një person, vrau të moshuarin nga pakujdesia

09:16 | 29 Qershor 2021
S D

Është arrestuar një person pasi që në mënyrë të pakujdesshme ka shty derën e rrethojave të oborrit të shtëpisë , meqë rast ka goditur një person i cili nuk ka arritur ti përballoj, shkuan arbresh.info.

Viktima është dërguar ne QKMF ne Istog dhe me pas në Spitalin e Pejës ku mjeket kanë konstatuar se viktima nuk ka shenja jete.

Ndërsa trupi i pa jete është dërguar në IML për obduksion.

“Istog 28.06.2021 07:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti kishte shtyre derën e rrethojave të oborrit të shtëpisë së të moshuarve me ç’rast dera e ka goditur viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar ne QKMF ne Istog dhe me pas në Spitalin e Pejës ku mjeket kanë konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Në vendin e ngjarjes kane dalë të gjitha njësit relevante. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me urdhër të tij i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa trupi i pa jete është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme