Mignolet tërhiqet nga ‘Euro 2020’ për shkak të lëndimit

08:13 | 29 Qershor 2021
A. B.

Belgjika po përballet me shqetësime të tjera para ndeshjes çerekfinale të ‘Euro 2020’ kundër Italisë.

Portieri i dytë, Simon Mignolet, i cili nuk a luajtur në asnjë ndeshje deri më tani, është tërhequr nga kampionati.

Zëvendësi i Thibaut Courtois është larguar për shkak të lëndimit dhe do të zëvendësohet nga portieri Blackburnit, Thomas Kaminski.

Përzgjedhësi Roberto Martinez ka konfirmuar se Kevin De Bruyne dhe Eden Hazard nuk kanë lëndime serioze dhe mund të jenë të gatshëm për lojë.

Megjithatë, dyshja do ta kenë të vështirë që të zënë një vend në formacionin startues të duelit të të të premtes ndaj Italisë që zhvillohet në Munih. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme