Google ADS

Prishtinë, arrestohet një shtetas i Malit të Zi pasi bëri thirrje nacionaliste dhe nxitëse

08:47 | 29 Qershor 2021
S D

Në hapësirat e monumentit të Gazimestanit, në Prishtinë një shtetas i Malit të Zi pasi bëri thirrje nacionaliste dhe të urrejtjes  është arrestuar nga policia, shkruan arbresh.info.

Ndërkaq pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë.

“Gazimestan, Prishtinë 28.06.2021 ─ 15:00. Në hapësirën e monumentit në Gazimestan, një person i dyshuar mashkull shtetas i Malit të Zi ka bërë thirrje nacionaliste dhe nxitje të urrejtjes. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari i lartcekur dhe është dërguar në stacion të policor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme