Prindërve të Caroline Crouch iu dha kujdestaria e plotë e vajzës një vjeçare të ciftit, Lydia, të cilën bashkëshorti i saj është ndaluar ta takojë.
E ëma e 20 vjeçares kishte këmbëngulur që vogëlushja t`i lihej asaj duke thënë se nuk do që ajo të njihet si “vajza e një vrasësi”.
Babis Anagnostopoulos, që e mbyti të shoqen përpara syve të së bijës, kishte dale me pretendimin befasues që të vazhdonte ta rriste atë nga burgu.
Një gjykatë greke megjithatë vendosi t`ia heqe cdo te drejtë prindërore duke ia kaluar ekskluzivisht kujdestarinë familjes së traumatizuar të Caroline.
Susan dhe David Crouch thonë se vajza do të jetë shumë më mirë me ta sesa një shtëpinë e një “vrasësi”.
Ajo do të rritet në ishullin e Alonissos, ku kaloi fëmijërinë e saj dhe e ëma, e do të rrethohet nga dashuria e të afërmve dhe njerëzve të zonës, u shpreh Susan.
Prindërit e Anagnostopoulos ndërkohë nëse do të duan ta takojnë fëmijën, duhet ta bëjnë këtë në Alonissos dhe asnjëherë vetëm./tch/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?