Google ADS

Spanja përmbys Kroacinë, kalon në çerekfinale

20:36 | 28 Qershor 2021
KRG

Tashmë ka përfunduar ndeshja mes Kroacisë dhe Spanjës me rezultat 3-5 për spanjollët, të cilët kaluan tutje në çerekfinale.

Një ndeshje  me shumë raste dhe shumë gola.

Në minutën e 20-të  ka ndodhur një gabim shumë i madh nga ana e portierit të Spanjës, i cili ka i ka dhënë epërsinë Kroacisë.

Spanjollët nuk janë vonuar shumë dhe në minutën e 38-të  kanë barazuar rezultatin.

Autori i golit është Pablo Sarabia i cili u asistua nga Jose Gaya.

Pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar me rezultat 1-1.

Spanja ka kaluar në epërsi qysh në fillim të pjesë së dytë, ku në minutën e 57-të ka shënuar gol Cesar Azpilicueta i cili u asistua nga Ferran Torres.

Goli i tretë për spanjollët erdhi në minutën e  77-të ku golashënues ishte Ferran Torres i  cili u asistua nga Pau Torre.

Kroatët kanë shënuar gol në minutën e 85-të,  dhe autor i golit ishte Mislav Orsic i cili ka bërë rezultatin 2-3.

Në minutat shtesë kroatët kanë barazuar rezultatin në 3-3,  ku  autori i golit ishte Mario Pasalic i cili u asistua nga Mislav Orsic.

Në vazhdime Spanja ka shënuar dy gola , ku autori i golit të katërt për Spanjën ishte Alvaro Morata.

Goli erdhi në minutën e 100-të.

Kurse goli i pestë për spanjollët erdhi në minutën e 103-të ku asistues ishte Daniel Olmo

Autori i golit ishte Mikel Oyarzabal i cili u asistua nga  po nga i njëjti lojtar, Daniel Olmo./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme