Kanë mbrritur në Kosovë dozat e para të vaksinës kundër Covid-19 të Pfizer nga Kontrata e Ministrisë së Shëndetësisë me prodhuesin Pfizer.
Njoftimi është bërë nga Ministria e Shëndetësisë.
Sot ka mbërritur kontigjenti i parë i vaksinave kundër COVID-19 të Pfizer/BioNTech, nga kontrata e nënshkruar mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Pfizer
Nga grupet prioritare, që janë vaksinuar javët paraprake, pra fillimisht punëtorët shëndetësor, grup-mosha mbi 65 vjeç, më 15 Qershor kemi filluar me zbatimin e planit të ri të vaksinimit në masë, që zgjeron kategoritë për vaksinim me qytetarët me sëmundje kronike pa dallim moshe, mësimdhënësit, forcat e rendit dhe pjesëtarët e FSK-së, të përfshirë drejtpërdrejt në menaxhimin e pandemisë.
Me ardhjen e dozave të para nga kontrata e Ministrisë së Shëndetësisë me Pfizer, vaksinimi në masë do të shtrihet edhe tek kategoritë e tjera të popullatës deri në arritjen e objektivit tonë për imunizimin aktiv të 60% të qytetarëve brenda vitit 2021.
Këto vaksina do të ndihmojnë edhe më shumë punëtorët tanë shëndetësor, të cilët kanë qenë në ballë të betejës kundër pandemisë COVID-19 që nga dita e parë. Duke qenë se pandemia nuk është vetëm çështje e shëndetit publik, Ministria e Shëndetësisë dhe ekspertët shëndetësor kanë vënë prioritet vaksinimin në masë, për të siguruar kështu funksionimin normal të veprimtarive shoqërore që mundësojnë kthimin në një normalitet social dhe ekonomik për qytetarët dhe bizneset në Kosovë.
Vaksinimi po organizohet dhe po kryhet në përputhje me Planin e vaksinimit, pra orarin e shpërndarjes së vaksinave, numrin e qytetarëve të kualifikuar në grupet me përparësi sipas fazave të vaksinimit, dhe aspektet logjistike të zinxhirit të ftohtë, në përputhje me kushtet e transportit dhe ruajtjes së vaksinave.
Për Ministrinë e Shëndetësisë, përveç sigurimit të vaksinave për të gjithë qytetarët, prioritet ka qenë që vaksinat të cilat administrohen në Republikën e Kosovës, të jenë vaksina të aprovuara nga EMA Evropiane dhe FDA Amerikane, dhe kështu vaksinat kundër COVID-it janë të sigurta dhe forma më efikase në përballjen me Pandeminë.
Megjithatë edhe pas sigurimit të tyre, ne do të duhet t’i respektojmë në mënyrë strikte masat parandaluese, që janë distanca fizike, mbajtja e maskës, ajrosja e hapësirave të mbyllura, dhe higjiena e duarve, e cila duhet të vazhdojë të ruhet edhe pas vaksinimit.
Vetëm #Bashkëiadalim./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...