Google ADS

Java e Krenarisë- Osmani: Të përqafosh diversitetin konsiderohet vlerë e shtuar

18:53 | 28 Qershor 2021
Përparim Bublaku

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në hapjen e “Javës së Krenarisë”. Ajo në fjalimin e saj tha se shoqëria kosovare ka shënuar progres në pranimin e komunitetit LGBTQ+.

Osmani tha se të përqafosh diversitetin konsiderohet vlerë e shtuar.

“Muaji i krenarisë është mundësi për t’u vlerësuar. Të përqafosh diversitetin konsiderohet vlerë e shtuar. Shoqëria jonë ka shënuar progres ndër vite. Dashuria është dashuri dhe nuk duhet ta sfidonte askush. Dashuria është e pastër dhe si të tillë do të duhej ta respektojmë. Të drejtat dhe liritë janë në qendër të Kushtetutës sonë dhe konsiderohet shtyllë kryesorë e shoqërisë së lirë. Kohërat po ndryshojnë e shoqëria jonë duhet të shënoj progres. Njëra ndër parimet është mos diskriminimi. Duhet të jemi shoqëri që kujdesemi për njëri tjetrin”, tha Osmani.

Hapja e Javës së Krenarisë u organizua nën patronatin e Zyrës për Qeverisje të mirë, të Drejtat e Njeriut, Mundësi të Barabarta dhe Kundër Diskriminimit me moton “Bashkë dhe Krenarë”.

Mirëpo, prezent në këtë ngjarje nuk ishte kryeministri Albin Kurti.

Në emrin e tij, foli Habit Hajredin, drejtor nga Zyra për Qeverisje të mirë.

“Në emër të kryeministrit Kurti iu dëshiroj mirëseardhje në hapjen e javës së krenarisë që organizohet nga Zyra e Kryeministrit. Kjo hapje solemne i paraprinë shumë aktiviteteve gjatë javës që do të organizohen në Kosovë. Qeveria e Kosovës është duke punuar në krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë dhe për ta luftuar diskiminimin”, tha ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme