Qytetarët e Gjakovës kanë kundërshtuar fuqishëm kthimin e shtetases serbe Dragica Gashiq, në këtë qytet. Familjarët e të zhdukurve janë të pakënaqur me vendimin e pushtetit komunal, i cili ka ofruar strehimin asaj.
Nysrete Kumanova nga “Thirrjet e Nënave”, tha në Frontal në T7 se do t’i refuzojnë të gjithë serbët.
Ajo tha se serbët kanë kryer krime ndaj popullatës së pafajshme dhe i kanë rrëmbyer, kështu që familjarët e të zhdukurve i presin ata që 22 vite.
“Kriminelët serbë kanë bërë krime në qytetin e Gjakovës ndaj popullatës së pafajshme, i kanë rrëmby edhe sot pas 22 viteve ende na mungojnë njerëzit tanë. Në mesin e tyre edhe djali im i hasretit”, tha Kumanova në Frontal.
“Secili që është serb, Gjakovën e kanë humb të drejtën me vizitu e le me jetu. Serbet e Komunës së Gjakovës kanë qenë të organizuar të armatosur, s’kanë kursyer as pleqë e as fëmijë”, u shpreh ajo.
Ajo tha se asnjë nga serbët nuk e ka vendin në Gjakovë.
“Ai që ja ka mundësi të jetojë, le ta çojë në shtëpinë e vetë. S’ka të drejtë asnjë serbi ta lëjojë ta fut këmbën në Komunën e Gjakovës…Nuk e di kënd e ka mas që ja ka dhënë atë liri…”, u shpreh tutje ajo.
“Nuk po muj me kuptu, as Dragicë as kerkush hiç nuk e ka vendin në Gjakovë”, përfundoi ajo.
Fermerët francezë në protesta mbi marrëveshjen tregtare BE-M...
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...