Byrnes: E ardhmja e Maqedonisë është në BE

12:30 | 28 Qershor 2021
V. S.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kate Marie Byrnes ka deklaruar se ShBA-të besojnë se ardhmëria e Maqedonisë së Veriut është të qenit anëtare e Bashkimit Evropian.

“Ne besojmë se ardhmëria e Maqedonisë së Veriut është në Evropë dhe se procesi do të vazhdojë dhe do të realizohet ajo çfarë ne planifikojmë të realizohet”, tha Bërns në kazermën “Çojlija” afër Petrovecit, ku u dorëzua pajisja për dezinfektim të ABHO – donacion amerikan./TV21/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme