Kryekuvendari, Glauk Konjufca, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Bruksel.
Nga Kuvendi i Kosovës është bërë e ditur se gjatë qëndrimit në Bruksel, kryekuvendari Konjufca do të marrë merr pjesë në Samitin e Dytë të Parlamentit Evropian me Kryetarët e Parlamenteve të Ballkanit Perëndimor, në të cilin do të diskutohet për rolin themelor të parlamenteve në procesin e zgjerimit të BE-së në epokën pas COVID-it dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit parlamentar.
Agjenda e Konjufcës:
E hënë, 28 qershor 2021
12:30 – 14:00 Takimi me Komisionin për Punë të Jashtme (AFET) dhe delegacionet e përhershme të PE për Ballkanin Perëndimor
15:00 – 17:00 Samiti i Kryetarëve
1. Roli themelor i parlamenteve në procesin e zgjerimit të BE-së në epokën pas COVID-it
2. Forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit parlamentar në procesin e zgjerimit
3. Miratimi dhe nënshkrimi i deklaratës së përbashkët
17:30 – 18:00 Takim me zv. Presidentin e Parlamentit Evropian z. Fabio Massimo Castaldo./arbresh.info/
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...