Maqedonia është duke vazhduar që të stabilizohet nga pasojat e COVID-19 dhe tanimë gjendja duke shumë më e qetë në krahasim të para disa muajve.
115,673 raste gjithësejt në vend që nga marsi i vitit 2020, prej ku 149961 janë shëruar ndërsa 5484 kanë ndërruar jetë. Janë bërë 872894 testime për COVID-19.
228 janë raste aktive nëpër spitalet e vendit kurse në ditë pozitivisht dalin nga 4 deri 10 raste.
Dje në Maqedoni kanë arritur 500 mijë doza të vaksinës të prodhuesit kinez Sinovak dhe me këtë kërkohet që të përshpejtohet procesi i vaksinimit me dozën e parë dhe dozën e dytë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo do të thotë se sjellja e fundjavës së kaluar është më e madhja deri tani. Me këtë lëvizje Maqedonia e Veriut do të tentojë mbulim të kërkesave të qytetarëve që deri tani presin për vaksinim dhe tanimë janë të regjistruar online.
Imuniteti kolektiv pritet të arrihet deri në fund të muajve të verës dhe me këtë shteti do të jetë më i sigurtë për ndonjë vale të re të coronavirusit dhe llojeve të reja. Deri ditën e shtunë janë vaksinuar 510,351 qytetarë, 214 prej të cilëve janë me dy doza.
462,211 janë të paraqitur në shtet me interesim për tu vaksinuar dhe me rregullat e reja pritet që të rritet numri i të interesuarve.
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...