Google ADS

Burrat nuk “ndalen”, dhunë ndaj prindërve, grave e fëmijëve

09:32 | 28 Qershor 2021
arbresh.info

Në shtatë raste të dhunës në familje, burrat janë ata që kanë ushtruar dhunë ndaj prindërve, grave të tyre e ndaj fëmijëve.

Bëhet fjalë për rastet e raportuara në Policinë e Kosovës gjatë të dielës.

DHUNË FAMILJARE

Fushë Kosovë 27.06.2021 – 15:15.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje.

Fushë Kosovë 27.06.2021-18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare dhe tre fëmijët e mitur. Viktimat kane pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim te prokurorit dërgohet ne mbajtje.

Viti 27.06.2021-21:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj tre fëmijëve të tij meshkuj kosovarë. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Deçan 27.06.2021-00:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare e cila si pasoj kishte pësuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje .

Gjakovë, 27.06.2021-20:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se tre te dyshuarit –bashkëshorti , vjehrra dhe kunata e saj i kane shkaktuar dhune psiqike duke e fyer me fjale fyese. Lidhur me rasti i dyshuari bashkëshorti i saj është arrestuar dhe me vendim te prokurorit është liruar ne procedurë te rregullt.

Mitrovicë Jugu 27.06.2021 – 16:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se është  sulmuar fizikisht nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore mirëpo e njëjta nuk ka pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime.

Vushtrri, 27.06.2021-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti ka ushtruar dhune ndaj prindit te tij me ç ‘rast i ka dëmtuar edhe tre vetura prone e viktimës. Me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme