Holanda me një lojtar më pak kundër Çekisë, De Ligt përjashtohet me të kuq

19:19 | 27 Qershor 2021
KRG

Holanda ka mbetur me 10 futbollistë në fushë kundër Republikës së Çekisë, në ndeshjen e 1/8 së finales në Euro 2020 që po zhvillohet momentalisht në Budapest.

Matthijs de Ligt u përjashtua direkt me karton të kuq për prekje të topit me dorë si lojtari i fundit në mbrojtjen holandeze në minutën e 55-të.

Si pasojë, Holanda do të duhet të luftojë me një lojtar më pak në fushë në minutat e mbetur në pjesën e dytë, në kërkim të çerekfinales.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme