Dërgesa më e madhe e vaksinave deri më tani, gjithsej gjysmë milioni nga prodhuesi kinez “Sinovak”, arriti në aeroportin e Shkupit me dy aeroplanë. Vaksinat u morën nga Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Shëndetësisë, Ivanka Stojanovski dhe Ambasadori Kinez në vend, Zhang Zhuo. Dozat do të ruhen në poliklinikën Jane Sandanski dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore, nga ku do të shpërndahen në pikat e vaksinimit në vend. Stojanovski nuk u përgjigj se sa kushton prokurimi, duke thënë se në përputhje me detyrimet nga kontratat e lidhura me kompanitë, ata janë të detyruar të mos i zbulojnë çmimet.
“Me procesin e deritanishëm të imunizimit dhe vaksinimin e një numri të madh të qytetarëve, tregojmë rezultate të shkëlqyera në zvogëlimin e numrit të të sapo infektuarve me kovid 19 dhe qytetarëve të shtruar në spital, gjë që dëshmohet nga fakti se të gjitha qendrat kovid në të gjithë vendin janë bosh dhe ka një numër të vogël të pacientëve të shtruar në spital dhe klinika infektive.”– deklaroi Ivanka Stojanovski – Sekretare shtetërore në Ministrinë e Shëndetësisë.
Ambasadori kinez Zhang Zhuo theksoi që vaksina Sinovaks është miratuar nga OBSH-ja dhe se me të në Kinë deri më tani janë vaksinuar mbi 1,1 miliardë persona nga mosha 3 deri 100 vjeçe.
“Kina tregoi përgjegjësinë e saj si vend i madh, e promovoi bashkëpunimin ndërkombëtarë në luftën kundër pandemisë dhe shpërndarjen e rregullt të vaksinave. Kina bën përpjekje të mëdha për ta tejkaluar nyjën imunologjike për ta ndihmuar rimëkëmbjen e ekonomisë botërore. Për momentin, pandemia ende po përhapet në mbarë botën kurse virusi pëson mutacion. Ndjekja e prejardhjes së epidemisë nuk duhet të politizohet”- pohoi Zhang Zhuo- ambasador i Kinës në R. e Maqedonisë.
Veçoritë zyrtare të vaksinës Sinovaks të shpallura nga OBSH i ndau ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, para mbërritjes së tyre. Nevojiten dy doza, prej të cilave e dyta merret nga 14 deri 28 ditë pas vaksinimit të parë. Përdorimi i saj rekomandohet për gratë shtatzëna kur dobitë e vaksinës janë më të mëdha se rreziqet e mundshme, gratë gjidhënëse dhe persona e moshuar.
Alsat
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...